Aktualitet E futur në kuti druri dhe e murosur, gjendet pas 9 vitesh...

E futur në kuti druri dhe e murosur, gjendet pas 9 vitesh trupi i shqiptares Sibora Gagani

Trupi i Sibora Gaganit, 22-vjeçares shqiptare u gjet këtë të martë i murosur në shtëpinë në Torremolinos, Spanjë, ku ajo kishte jetuar me të dashurin italian, Marco Gaio Romeo.

Sipas mediave spanjolle, policia gjeti trupin e saj në një kuti druri të fshehur mirë në murin e shtëpisë, pas kontrolleve të shumta dhe të përsëritura në apartamentin e ndarë në dy kate, në qendër të Torremolinos.

Njësitë speciale përdorën detektorë dhe pajisje me rreze X disa herë gjatë kontrollit derisa mundën të gjenin mbetjet e kufomës. Aktualisht, këto të fundit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për kryerjen e autopsisë dhe konfirmimin e identitetit.

Ish-partneri i Siborës akuzohet për vrasjen e një gruaje tjetër me emrin Paula me të cilën pati një marrëdhënie deri në muajin Maj të këtij viti. Pas arrestimit për këtë ngjarje, 45-vjeçari rrëfeu se kishte vrarë Siborën, e kishte murosur pasi kishte parë një foto të tij në komisariatet e policisë dhe shtoi se e kishte zhdukur trupin duke përdorur acid.

Zhdukja misterioze e Siborës

Disa ditë pas zhdukjes së Siborës në korrik 2014, 45-vjeçari italian foli me nënën e së resë shqiptare dhe i tha se vajza do të kthehej në Itali nga dita në ditë, edhe pse ajo nuk kishte marrë gjërat e saj ndërsa në ditën që u pa për herë të fundit, celulari nuk jepte më sinjal.

Fakti është se Sibora, e cila u zhduk në moshën 22-vjeçare dhe sot do të ishte 31 vjeçe, nuk u kthye kurrë te familja e saj.

Rrethanat e humbjes së gjurmëve të Marco ngritën pyetje të njëpasnjëshme që udhëhiqnin drejt të menduarit për më të keqen: celulari i tij rezultonte i fikur, nuk kishte kontaktuar me familjen e vet të cilën e telefononte shpesh, dokumentet rezidenciale kishin skaduar dhe nuk ishin të rregullta ndaj nuk mund të udhëtonte.

Pak kohë më parë, Sibora i kishte thënë nënës së saj se marrëdhënia “nuk po shkonte mirë” dhe se Marco, me të cilin u shpërngul në vitin 2011 në Costa del Sol, “e keqtrajtonte”. Familjarët dhe hetuesit gjithmonë dyshonin se kush ishte i dashuri i Siborës.

Vrasja e 28-vjeçares në La Carihuela, Paula, një nënë me tre fëmijë prej të cilëve njëri me 45-vjeçarin, i cili ishte po i njëjti person që kishte vrarë Siborën, vuri në lëvizje policinë që mundi ta arrestonte pak orë më pas. Të dyja vajzat nuk rezultojnë të regjistruara në sistemin e monitorimit të dhunës me bazë gjinore, ndërsa e kundërta ndodh me të dhënat e italianit.

Marco Gaio Romeo është i akuzuar për të dy krimet dhe ndodhet në paraburgim. Ndaj tij ka patur denoncime të mëparshme për dhunë me bazë gjinore, por asnjë prej tyre nuk ka patur si rezultat vrasjen.