Policia dyshon se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës.
Disa burime informacioni të ndryshme mbështesin pistën se aty mund të jetë shitur te grupet rivale.
Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.
“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.
Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor.
Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime.
“Ka festuar se i kanë nis fotot”.
“Ky është një nga problemet më reale që ka shteti shqiptar tani. Flasim për eliminimin e njeriut, më të fortë dhe më të pasur në radhët e krimit. Kur u godit ky njeriu më i pasur, një organizim i tillë sot të heq qafe gjithkënd, shefin e opozitës kryeministrin. Pra është një organizim që është bërë shumë i fortë që ti e le të bëhej, tani krimi ka shkuar edhe në mbështetje me biznesin”, u shpreh gazetari Ferdinand Dervishi.
Siç renditëm më sipër serialin e krimeve, Martinaj kishte humbur të gjithë njerëzit më të afërt ku mbështetej. Ky ishte tregues se armiqtë që kishte përballë ishin të niveleve të larta. Ai së fundi nuk kërkohej vetëm nga armiqtë, por edhe nga shteti që për 1 dekadë e kishte mbajtur larg, herë me shantazhe e herë me joshje.