Sport Nuk ndodh prej 26 vitesh, kombëtarja kuqezi mund të regjistrojë rekordin më...

Nuk ndodh prej 26 vitesh, kombëtarja kuqezi mund të regjistrojë rekordin më negativ  

Festa e golit te Lenjanit

Kombëtarja e Shqipërisë mbetet në kërkim të suksesit të parë për vitin 2022. Kuqezinjtë e Edi Rejës kanë regjistruar 4 barazime dhe 3 humbje gjatë këtij viti, teksa kanë mbetur në dispozicion për t’u luajtur edhe dy ndeshje.

Në 20 tetor përballemi në një miqësore me Arabinë Saudite, teksa në 16 nëntor zhvillojmë miqësoren e luksit ndaj Italisë në “Air Albania”.

Nëse Kombëtarja nuk fiton një nga këto dy sfida do të regjistronte një rekord negativ pas 26 vitesh!

Viti 1996 është i fundit të cilin Shqipëria e ka mbyllur pa asnjë fitore. Në atë vit ishte Neptun Bajko trajner. Kombëtarja zhvillonte 5 ndeshje, duke barazuar dy prej tyre dhe humbur 3 të tjerat.

Dy vitet më të suksesshme sa i përket numrit të fitoreve janë viti 2021 me plot gjashtë suksese dhe viti 2010 me pesë triumfe.