Bota E kishin fshehur nga nazistët në Britaninë e Madhe, polakët rimarrin 100...

E kishin fshehur nga nazistët në Britaninë e Madhe, polakët rimarrin 100 tonelata ar

Kishin fshehur arin e tyre në Britaninë e Madhe, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për ta shpëtuar nga kërkimet e nazistëve.

Por pas më shumë se 70 vjetësh, qeveria polake ka rikthyer në Varshavë me një operacion sekret rreth 8 mijë shufra ari me peshën totale që arrin 100 tonelatat.

Bëhet fjalë vetëm për gjysmën e arit të depozituar në Britani nga ky vend, por që shndërron Poloninë në vendin e 22-të në botë për rezerva ari.

Areoplani ku u transportuan shufrat e arit

Vlera e përgjithshme e sasisë së arit kalon vlerën e 10 miliardë eurove, që i shtohen 125 tonelatave  që vendi lindor ka blerë gjatë dy viteve të fundit.

Arsyen e shpjegon guvernatori polak Adam Glapinski. “Ari simbolizon forcën e një kombi”, deklaroi ai, në sintoni me politikat nacionaliste të presidentit Andrzej Duda.

Por nuk është vetëm Polonia që po mbledh sasi të mëdha ari. Ky është një trend që po përfshin edhe vende si Hungaria dhe Serbia, por në mënyrë parësore Turqinë, Kinën dhe Rusinë, që kërkojnë të mbrohen nga skenari ndërkombëtar që shpesh herë i vë përballë sanksioneve të komunitetit  ndërkombëtar, që pezullon aksionet dhe fondet e tyre.