Pak ditë më parë në Kosovë u shfaq premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë” dhe dy protagonistët kryesorë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi prezantuan projektin e tyre në prani të publikut të pranishëm.
Por e kujt ishte ideja për realizimin e komedisë?
Në daljet e tij publike moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka pohuar se ideja ishte e tij.
Mirëpo Elvana ka pohuar krejtësisht të kundërtën duke nxjerrë kështu “bllof” Ermalin.
Ky i fundit u pyet nga gazetarët në Prishtinë se pse u zgjodh Elvana si protagoniste kryesore, ndërkohë fjalën e mori menjëherë këngëtarja duke thënë: “Ishte ideja ime. E kam pasur ëndërr që e vogël të bëj një film me Ermalin dhe në një nga darkat tona thashë hajde ta bëjmë një film dhe ky gjithë budalliqet e mia i merr për seriozisht dhe i bëri realitet.”
Gjithashtu Elvana ka pohuar se ka mbaruar studimet për regjisurë dhe se aktrimi është një dashuri më vete për të.