Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e shpalli të mërkurën ditë zie në Kosovë, në nder të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në vendin tonë.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet në vendimin e Presidentit Thaçi.
Orët e para të kësaj të marte vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Të paktën 20 është numri i viktimave, ndërsa më shumë se 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zonat më të prekura janë ato të Thumanës e Durrësit, por dëme të shumta ka pasur edhe në Tiranë.