Dy persona janë arrestuar pasi morën peng dhe i kërkuan 250 mijë euro një 23-vjeçari maqedonas.
Jënë vënë në pranga 41-vjeçari me iniciale A.Xh. dhe 42-vjeçari me iniciale S.M., të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi me iniciale S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë.
Këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë 23-vjeçarit D.V. dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar 250 000 euro.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.