Gazetari Artan Hoxha ka folur për rastin kur Ervis Martinaj u shpëtua nga ekzekutimi nga një politikan i Kosovës.
Hoxha në emisionin “Pressing” në T7 tha se Martinaj ishte duke u kthyer nga Stambolli për në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, kur u tentua ekzekutimi i tij.
Pa përmendur emrin, gazetari tha se një politikan kosovar, i cili ka qenë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës, e ka marrë Martinajn me automjet të blinduar dhe si pasojë ky i fundit ka shpëtuar nga ekzekutimi.
Hoxha thotë se prezenca e politikanit kosovar në ato momente mund të ketë qenë rastësi, mirëpo thotë se ky politikan i shpëtoi jetën Ervis Martinajt.
“Ka qenë organizuar një skuadër vrasjesh, dhe kanë tentuar ta ekzekutojnë në dalje të aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës. Kjo ka ndodhur në vitin 2019 gjatë kthimit të tij nga Dubai në Stamboll dhe nga Stambolli në Prishtinë.
Ervis Martinajn ka ardhur e ka marrë një politikan i Kosovës, i cili lëviz me automjete të blinduara, ai ka qenë rastësisht aty, dhe ka ardhur për miqësi, por pa dashur ai e ka shpëtuar nga atentati sepse personat që kanë ardhur nga jugu i Shqipërisë e kanë parë që Martinaj po lëvizte me mjete të blinduara dhe me njerëz me reputacion në Kosovë”, tha Artan Hoxha.