Një grua është bërë nëna e nëntënjakëve. Ajo mendonte se priste shtatënjakë sepse mjekët në eko arrinin të shihnin vetëm shtatë foshnja.
Halima Cisse, 25 vjeç tërhoqi vëmendjen e kombit të Afrikës Perëndimore kur lindi nëntë foshnjat e saj me anë të prerjes cezariane ditën e martë.
Ajo u dërgua në Marok për kujdes specialist në Mars dhe këtu lindi. Ministri i shëndetit i Malit, Fanta Siby tha: “Të sapolindurit pesë vajza dhe katër djem dhe nëna po janë në gjendje të mirë. Mjekët humbën dy nga fëmijët e zonjës Cisse në skanimet me ultratinguj”.
Nëntënjakët janë jashtëzakonisht të rralla dhe komplikimet mjekësore që lidhen me lindje të shumta shpesh nënkuptojnë që disa nga foshnjat nuk arrijnë moshën e plotë.
Zonja Cisse kaloi dy javë në Spitalin Point G në kryeqytetin Malian të Bamako para se ajo të transferohej në Marok pas ndërhyrjes së Presidentit të Mali të Tranzicionit Bah N’Daw. Ajo u pranua në klinikën marokene më 20 Mars dhe më në fund lindi të martën.