Bota E pazakontë! Seanca në Parlamentit e Zelandës së Re hapet me këndimin...

E pazakontë! Seanca në Parlamentit e Zelandës së Re hapet me këndimin Kurani

Ka qenë një imam ai që ka hapur seancën e parë parlamentare në Zelandën e Re pas masakrës në dy xhamitë e Kristçërç ku u vranë 50 besimtarë myslimanë.

Imami mysliman këndoi lutjet në sallën e kuvendit, në atë që u vlerësua si gjest i solidaritetit me viktimat e sulmit. Ajetet që u lexuan ishin nga kapitulli “al-Baqarah”, të cilat theksojnë durimin, lutjet dhe drejtësinë në ditën e gjykimit.

Ndërsa, kryeministrja e vendit Jacinda Ardern e nisi fjalimin e saj me urimin në gjuhën arabe arab “As-Salaam-Alaikum”, që në shqip do të thotë “paqja qoftë mbi ju”.

Kjo ishte hera e parë që Kurani është lexuar në Parlamentin e Zelandës së Re.

Ky gjest është përshëndetur nga Ankaraja. Ibrahim Kalin, shef i këshilltarëve të presidentit Erdogan, përgëzoi Parlamentin e Zelandës së re për atë që e cilësoi si një akt të ngrohtë dhe të këndshëm: “Janë këto akte mirësjelljeje që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin”, theksoi Kalin.