Extra E përmendi dje në spektakël, fituesi i Big Brother Kanada, përshëndet dhe...

E përmendi dje në spektakël, fituesi i Big Brother Kanada, përshëndet dhe mbështet Luizin

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm kur u zbulua përmbajtja e Zarfit të Zi dhe dolën në nominim Armaldoja, Kristi dhe Luizi, ky i fundit tregoi se e gjitha që ndodhi ishte strategji e tij. Madje këtë strategji ai e kishte parë në Big Brother Kanada, ku fituesi Kevin Jacobs kishte bërë të njëjtën gjë dhe kishte çuar në nominim 4 persona.

Kaq kanë dashur fansat e çmendur të Luizit dhe kanë bërë tag kanadezin e famshëm dhe i kanë treguar me komente gjithçka ndodh në Big Brother Shqipëri.

Ajo që jo të gjithë e prisnin ishte reagimi i këtij të fundit.

Në story-n e tij në Instagram sot mbizotëron Luizi. Ai tregon edhe nëpërmjet një videoje se e mbështet “Luanin Luiz” dhe se ai do të fitojë. Ta dijë Luizi këtë me siguri do gëzohet pamasë.