Avokatët e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo kanë pranuar para gjykatës se klienti i tyre i ka dhuruar paditëses Kathryn Mayorga një shumë prej 375,000 dollarësh vetëm për ta “heshtur”.
Ngjarja që supozohet të ketë qenë “kontakt intim i paautorizuar nga të dy palët” i ka vënë hije të keqe dhe jo vetëm futbollistit që ka thyer shumë rekorde në historinë moderne të futbollit.
Fillimisht, paditësja Mayorga ka pohuar se ishte paguar 375,000 dollarë si pjesë e një marrëveshjeje të konfidencialiteti, dhe pikërisht ky dakordim është pjesë e padisë që ajo e ka bërë vitin e kaluar.
Futbollisti portugez, i cili aktualisht luan për Juventusin, insiston se takimi ishte me pëlqimin e të dy palëve.
Në një mocion të paraqitur të premten ku kërkohet shuarja e padisë së Mayorgas, ekipi juridik i Ronaldos pranoi se ai pagoi 375,000 dollarë “për të ruajtur konfidencialitetin e klientit të tyre”.
Procedimi gjyqësor i Mayorgas, i cili u rinis në gjykatën federale, i kërkon gjykatës të shfuqizojë marrëveshjen e vitit 2010 me arsyetimin se Ronaldo dhe ekipi i tij juridik përfituan nga gjendja e saj e brishtë emocionale për ta detyruar atë drejt nënshkrimit të marrëveshjes.
Asnjë kallëzim penal nuk është ngritur në incidentin e pretenduar.