Aktualitet E reja shqiptare arrestohet për vrasje në Itali

E reja shqiptare arrestohet për vrasje në Itali

Një e re shqiptare është arrestuar për vrasje në Itali.

Sipas mediave italiane, në pranga është vënë Aurela Perhati, 24 vjeçe. Ajo akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit Massimo Garitta, i cili u gjet i pajetë më 1 Janar, në një fushë në komunën Ovada të provincës së Alessandrias.

Hetimet

Sipas të njëjtave burime, Perhati, pas orësh të gjata intervistomi nga hetuesit, ka pranuar se, e ka marrë në makinën e saj viktimën dhe e ka çuar në një fushë, ku e ka shtypur me mjet.

Hetimet e kryera nga karabinierët çuan te shqiptarja pasi numri i marmitës së makinës “Lancia Y” të vajzës, mbeti i stampuar te xhupi i viktimës, Massimo Garitta. Përveç kësaj, gjurmët e gomave të makinës së 24-vjeçares përputheshin me ato të gjetura në vendngjarje.

Një patrullë carabinieri pranë fushës ku u gjet trupi i Garitta
Një patrullë e karabinierëve pranë fushës ku u gjet trupi i viktimës

E reja është ndaluar mëngjesin e kësaj të premteje dhe ndodhet në paraburgim në Vercelli, në pritje të masës së sigurisë. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

Aurela Perhati raportohet se jeton prej shumë vitesh në Ovada, ku edhe punonte si shitëse në një dyqan këpucësh. Në të njëjtën komunë jeton edhe viktima. Ky i fundit, sipas mediave italiane, njohët si person i varur nga droga dhe me precedentë të mëparshëm penalë.