Bota E rëndë! 16-vjeçarja ekselente braktiset në rrugë nga nëna për një “5”...

E rëndë! 16-vjeçarja ekselente braktiset në rrugë nga nëna për një “5” në latinisht

Pak ditë para përfundimit të shkollës, një nënë në Itali, bëri një akt ekstrem ndaj vajzës së saj, kur pa dëftesën.

Vajza i mori të gjitha notat ekselente, por 5 në latinisht, e ktheu situatën përmbys.

“Mjaft, dil nga makina”, i bërtiti e ëma në kulmin e debatit për atë 5 e pakthyeshme, pak ditë para përfundimit të shkollës.

Vajza 16-vjeçare nga Roma, u braktis nga nëna në Grande Raccordo Anulare.

Një patrullë nga grupi i Emergjencave të Sigurisë Publike të Forcave Policore Lokale të Kryeqytetit të Romës i erdhi në ndihmë dhe e gjeti të miturën pranë tunelit Appia dhe e çoi në zyrat në Ponte di Nona.

Kur vajza i tregoi për debatin me nënën dhe se çfarë kishte ndodhur me të, policia u step.

Iu dukej e pabesueshme fakti që një nënë mund të braktisë fëmijën, për një notë kaluese.

Ndaj nënës 40-vjeçare, rëndoi akuza e abuzimit me fëmijën.