Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen e si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e 17-vjeçarit në Mamurras.
17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.