Aktualitet Vdes në ambientin e punës 54-vjeçarja në Tiranë, e zunë poshtë dy...

Vdes në ambientin e punës 54-vjeçarja në Tiranë, e zunë poshtë dy paleta me pije alkoolike

Një aksident në punë ka ndodhur ditën e djeshme në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Tiranë.

Policia njofton se gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë një 54-vjeçare, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Për ngjarjen, Policia arrestoi punëtorin e firmës, 56-vjeçarin me iniciale R.S., banues në Tiranë.

Dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.