Dy djem, edhe pse binjakë, kanë lindur mes një distance kohore prej dy muajsh: Alessandro më 24 dhjetor dhe vëllai i tij Andrea më 22 shkurt.
Nëna e tyre 40-vjeçare, në javën e 24-të të shtatzanisë, u shtrua urgjentisht për shkak të disa komplikimeve. Aty, Alessandro doli në jetë duke qenë vetëm 800 gramë. Kjo ndodhi dhjetorin e kaluar.
Falë ekipit mjekësor, placenta mbeti e paprekur dhe vëllai binjak vazhdoi të zhvillohej në barkun e nënës.
Nga pikëpamja mjekësore, kjo ishte një shtatzëni shumë komplekse, por me fat të mirë përfundoi 60 ditë pas lindjes së Alessandros, ku erdhi në jetë vëllai i tij binjak, Andrea, në javën e 33-të të shtatzanisë, që i bie muaji i 8-të.
“Ky është rasti i parë që kemi hasur”, tha administrata spitalore në Monza pranë Milanos.
Të dy binjakët nuk do të kenë të njëjtën ditëlindje të shënuar në dokumentet, gjë e cilaa shkaktoi kokëçarje në shërbimet administrative në kohën e shkrimit të çertifikatës së lindjes – sqaroi babai i tyre.
“A do të shkruajmë se vëllai binjak nuk ka lindur ende?” – e pyetën shërbimet.