Trafikantët përdorin mënyra të ndryshme për të transportuar lëndët narkotike, por në Tiranë ka ndodhur një metodë e rrallë.
Në dy zarfe postare është gjetur 775 gr lëndë narkotike kanabis sativa.
Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë ditës së djeshme (21 shkurt) rreth orës 11:00, “në zyrën e Kolipostës në Tiranë gjatë skanimit të pakove postare, në dy zarfe me destinacion Italinë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 775 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”.
Policia nuk jepet detaje të tjera se kush është dërguesi apo pritësi i lëndës narkotike.