. Specia e pazakontë ishte zhdukur nga qiejt e Europës në shekullin XVII
Një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është rishfaqur pas 400 vitesh në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës
Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme në Europë.
Është parë në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor deri rreth shekullit të 17-të.
Në shekullin e 17-të , Kojliku Qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.
Pas rreth 400 vitesh, një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është parë së fundmi në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.
“Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në Shqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë”, – shkruan AOS në një njoftim për publikun.
“Si dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale”, – shton organizata në fjalë.