Extra Familja mbretërore sulmon BBC-në

Familja mbretërore sulmon BBC-në

Anëtarët e familjes mbretërore britanikë janë bashkuar në një sulm të rrallë ndaj BBC-së për dhënien e besueshmërisë ndaj “pretendimeve të ekzagjeruara dhe të pabazuara”, që u shfaqën në pjesën e parë të dokumentarit, që u transmetua mbrëmë në transmetuesin publik në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me marrëdhëniet konfliktuale midis princave William dhe Harry.

Në një deklaratë të përbashkët dërguar BBC-së në fund të programit të titulluar “Princesha dhe shtypi”, Pallati Buckingham, Clarence House dhe Kensington Palace, rezidencat zyrtare të Mbretëreshës, trashëgimtarit të fronit Charles dhe Dukës së Kembrixhit kanë deklaruar: “Një shtyp i lirë, i përgjegjshëm dhe transparent është jetik për një demokraci të shëndetshme. Megjithatë, shumë shpesh ka pretendime të ekzagjeruara dhe të pavërtetuara nga burime anonime, që paraqiten si fakte dhe është zhgënjyese kur dikush, përfshirë BBC-në, u jep atyre besueshmëri”.

Nën akuzë përfundoi mënyra në të cilën transmetimi i dha zë tezës, e cila doli nga një intervistë me gazetarin dhe shkrimtarin Omid Scobie, që e sheh Meghan dhe Harry-n në shënjestër të deklaratave të rreme për shpërthimet e tyre të supozuara kundër stafit mbretëror të publikuara në shtyp nga anëtarët e tjerë të shtëpisë mbretërore, me dyshimin mbi Princin William.

Gjithçka, luhet mbi gjoja luftën mediatike që ka nisur vitet e fundit mes dy fëmijëve të Çarls dhe Dianës. Në episodin në qendër të polemikave, përmendet edhe një hetues privat, Gavin Burrows, të cilit i vjen keq që ka spiunuar Harry-n në të kaluarën në emër të tabloidit Sun.