Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm, të cilit një ditë më parë iu ndalua hyrja në SHBA, ka folur për mediat amerikane në lidhje me vendimin e firmosur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
Llalla ka mohuar akuzat për korrupsion, ndërsa i është përgjigjur përmes e-mail pyetjeve të Wall Street Jornal.
“Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas një keqinformimi të dhënë nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit”, tha ai.
Gjithashtu ish-Kryeprokurori është shprehur se kurrë nuk është vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare.
Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi ish-prokurorit të Përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, hyrjen në SHBA duke pretenduar se ishte i përfshirë në raste madhore korrupsioni.
Llalla ka thënë për Wall Street Journal se ai nuk di çfarë provash për korrupsion ka ShBA për të, por ai ka fajësuar Donal Lu duke thënë se “keqinformoi me qëllim”.
“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht” ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.