Extra E tallin për kilet e tepërta, Ronela Hajati ua mbyll gojën kështu

E tallin për kilet e tepërta, Ronela Hajati ua mbyll gojën kështu

Ronela Hajati shquhet për format e saj bombastike, por fansat kanë vënë re se ajo ka shtuar pak kilogramë dhe këtë e kanë shprehur nëpër komente vërtet fyese për Ronelën.

Në një epokë që të gjithë pëlqejnë femrat alla Kardashian, Ronela shprehet se ka një trup shumë në modë ndërsa e quan veten yll.

“Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!. Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”, – përfundon Ronela.