Është dënuar me 20 vite burg Hysni Ramaj i cili u shpall fajtor për vrasjen e Elion Hysës në korrik të 2018.
34-vjeçari i vrarë me plumb në kokë u gjet i varrosur në një arë me hashash në fshatin Shelqet të Krujës.
Sipas vendimit të Gjykatës së Krujës, Hysni Ramaj u shpall fajtor për akuzën vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armeve luftarake të kryer në bashkëpunim dhe fshehje të kufomës të kryer në bashkëpunim.
Në bashkim të dënimeve gjyqtarja Enkeleida Hoxha e dënoi me 30 vite burg, por në aplikim të uljes së dënimit 1/3 pasi ka pranuar autorësinë, Hysni Ramaj përfundimisht do të vuajë 20 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ndalimit 14 korrik 2018 dhe do të kryhet në një burg me sigurisë të lartë.
Sipas dosjes dhe dëshmisë të autorit dhe dosjes hetimore shkak për vrasjen u bë humbja e 50 kg hashash dhe borxhet.
Agron Tufa i akuzuar si bashkautor nuk është arrestuar dhe vijon gjykimi i tij.
Trupi i groposur në arën me hashash u gjet 9 ditë pas denoncimit për zhdukjen e tij.
Ndërkohë ora Roleks e viktimës dhe një varëse me medalion me ngjyrë floriri do i kthehen familjareve të viktimës, Klidi Hysa.