Ed Sheeran është baba i një vajze të lindur gushtin e shkuar, emri i së cilës është Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Kur këngëtari i njohu fansat me emrin e së bijës, njerëzit deshën s’deshën ju kthyen edhe njëherë hartës.
Pse duhej vajza e Ed Sheeran të mbante emrin e një kontinenti?
“Unë dhe Cherry (partnerja e tij) donim shumë ta vizitonim Antarktidën, ka qenë gjithmonë në listën tonë. E arritëm qëllim dhe ishte një vend fantastik dhe shumë i veçantë për ne, pasi kur u kthyem në shtëpi zbuluam se Cherry ishte shtatzënë. Donim të kishte diçka nga ai udhëtim tek emri i saj. E di që për njerëzit tingëllon çuditshëm, por ajo u krijua aty dhe kjo e bën të veçantë. Doja të kishte një lidhje mes atij vendi dhe asaj“, tregon Sheeran, duke konfirmuar kështu dyshimet e fansave, se emri i vogëlushes lidhej me vendin e ngjizjes së saj.
Këngëtari shton se e di që kur ta dëgjojë ajo këtë intervistë kur të rritet do të vihet në siklet, por të paktën ka një emër të veçantë.
“Janë përgjegjësi të reja. Ti bëhesh më pak egoist. Tani të dalat me shokët janë 100% të planifikuara, s’ka më si dikur qejfe spontane. Prindërimi të ndryshon jetën, por besoj se është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”