Kryesore Edhe BE e hidhët me opozitën: Po pengoni integrimin e shqiptarëve në...

Edhe BE e hidhët me opozitën: Po pengoni integrimin e shqiptarëve në Europë

Krahas Ambasadës Amerikane, por me një gjuhë më të butë, është dhe Zyra e BE-së në Tiranë e cila ka lëshuar një deklaratë në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita.

Brukseli kujton dhe njëherë se djegia e mandateve është e papranueshme dhe se me këtë akt, opozita po bëhet pengesë për vullnetin e 93 përqind të shqiptarëve për integrim në BE.

“Çdo formë e nxitjes ndaj dhunës nuk është e tolerueshme. Ne i bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partisë që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

Siç është deklaruar, konsiderojmë se vendimi për të hequr dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri, dhe kjo ndikon në integrimin në BE të vendit – një perspektivë të përbashkët plotësisht nga 93% e qytetarëve shqiptarë.

Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, edhe për të mbrojtur interesat e popullsisë shqiptare, të cilët dëshirojnë për të lëvizur drejt BE-së. Progres është bërë që nga qershori i kaluar në mënyrë të veçantë në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e BE-së.