Presidenti Emmanuel Macron ka dhënë urdhër që të gjithë shkolla dhe universitetet të mbyllen duke nisur nga e hëna teksa coronavirus vijon të përhapet me shpejtësi në Francë.
Në një fjalim në pallatin e Elizesë, Macron tha gjithashtu se personat mbi moshën 70-vjeçare duhet të qëndrojnë në shtëpi ashtu si edhe personat që janë të sëmurë.
Duke bërë thirrje për një përgjigje pan europiane për krizën, Macron tha se: “Ne nuk do të lejojmë që të ndodhë një krizë ekonomike”.
“Ne duhet të shmangim nacionalizmat; ky virus nuk ka pasaportë” tha ai.
Gjithashtu të enjten, BE-ja paralajmëroi se sistemet e shëndetësisë në mbarë Europën ndodhen në rrezik për shkak të koronavirus teksa numri i viktimave në Itali ka shkuar në 1 mijë ndërsa tregjet financiare kanë pësuar ndër humbjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë.
Komentet e tij erdhën vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se europianët nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA e ndërsa një sërë shtetesh kanë mbyllën kufijtë me Italinë, vendin që është goditur më rëndë në Europë deri më tani.
Në Britani, kryeministri Boris Johnson i bëri thirrje gjithë personave që shfaqin simptoma të qëndrojnë në shtëpi për 7 ditë por përjashtoi mundësinë e mbylljes së shkollave.
Edhe pse Britania ka deklaruar se ka 500 raste të konfirmuara, shifra reale mendohet të jetë midis 5 mijë dhe 10 mijë personave.