Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka deklaruar në një postim në profilin e tij në Facebook se numri i personave pa adresë në Shqipëri është ulur ndjeshëm. Sipas deklaratës së tij që nga dhjetori deri në shkurt, ky numër ka zbritur nga 280.000, në vetëm 3.000.
“Por kjo nuk është gjithçka. Shqipëria do t’i ketë qytetet, fshatrat, rrugët dhe sheshet e saj me emra dhe me tabelat përkatëse si çdo vend tjetër europian.” shkruan ministri.