Edhe Holanda nuk miraton vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ministër i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Hollandës, Ferdinand Grapperhaus në një konferencë për median tha se Kuvendi është themeli i se Kuvendi është themeli i çdo demokracie dhe bëri thirrje për protesta të qeta.
“Demonstratat janë një element shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë. Por më vjen keq që kemi pasur raste dhune në Shqipëri, në disa protesta. Unë u bëj thirrje të marrin masa e të sigurohen të jenë të paqta. Protesta duhet të qëndrojë brenda sundimit të ligjit dhe dhuna shkon përtej këtyre tubimeve.
Më vjen keq që opozita ka marrë vendim për djegien e mandateve. Dalja nga kuvendi nuk është mënyra për të zgjidhur problemet. Kuvendi është forumi ku duhen trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është themeli i çdo demokracie.”