Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Arena” në Ora News, deklaron se do të thirren në prokurori edhe ish-ministra të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa shton se vonimi i mos kalimit të reformës është i qëllimshëm.
“Prokuroria ka një qëndrim tjetër, nga çka pasur më parë.
Të gjithë ata prokurorë, kur ishte e përfshirë politika apo politikanë të rëndësishëm, dihej përfundim në favor të tyre.
Prokuroria i ka çuar fletë thirrje shumë ministrave apo drejtueseve. Në informacionet e mia, edhe ministra të LSI do të thirren, çështja është sa shpejt.
Problemi tani nuk është sa lekë ke marr por, ku dhe si do t’i fshehësh.
Vonimi i mos kalimit të reformës është i qëllimshëm, pasi iu jep kohë këtyre të fshehin prova dhe stepin ata që duan të kapin”, deklaroi Hoxha në emision.