Përdoruesit e Facebook kanë vazhduar të rriten pavarësisht një sërë skandalesh për privatësinë e të dhënave dhe kritikave mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme.
Gjiganti i medieve sociale tha se numri i personave që hyjnë në sajt, të paktën një herë në muaj, u rrit 9% vitin e kaluar, me një shifër rreth 2.32 miliardë njerëz. Po ashtu nuk qëndron as frika se skandalet e privatësisë mund të kenë larguar reklamuesit, për shkak se treguesit e të ardhurave vjetore u rritën në 30 %. Rritja erdhi pavarësisht fushatave nxitëse për të ta shmangur këtë gjigant të teknologjisë.
Themeluesi Mark Zuckerberg tha se ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e drejtojnë kompaninë për t’u përqendruar në çështjet më të mëdha shoqërore.
Performanca e fortë financiare vjen në mes të shqetësimeve të vazhdueshme rreth faktit se si kjo media sociale merret me të dhënat personale dhe privatësinë e përdoruesve pas skandalit të shkëmbimit të dhënave të Cambridge Analytica, ndërsa ekziston edhe dyshimi se ky rrjet social është përdorur si një mjet politik.
Aksionet e kompanisë kanë humbur pothuajse një të tretën e vlerës së tyre që nga korriku kur paralajmëroi për ngadalësimin e rritjes së të ardhurave.
Të ardhurat e përgjithshme të Facebook për vitin 2018 ishin 22.1 miliardë dollarë, duke arritur në 39% më 2017. Rritja e përdoruesve ishte veçanërisht më e madhe në Indi, Indonezi dhe Filipine.
Përkundër kësaj, fitimet janë rritur me gati 40%, dhe kjo tregon se Facebook jo vetëm që nuk po përpiqet të mbijetojë por është duke lulëzuar.
Por ndërkohë që përdoruesit po bëjnë një sy sorr në lidhje me skandalet e këtij rrjeti social, e njëjta gjë nuk do të thuhet për rregullatorët, Facebook mund ë marr gjoba të mëdha.
Pyetja është se sa do ta dëmtojnë ato gjoba dhe cilat masa të tjera mund të vendosen që mund të kapin krahët e një kompanie që shumë ligjvënës mendojnë se është shumë i fuqishëm.