Infermierja Lidia Liotta thoshte se kapiteni nuk e lëshon kurrë anijen dhe në fakt ajo nuk dëshironte të linte pacientët e saj ose siç i quante ata “gjyshet e saj”.
Lidia ka punuar si infermiere në rezidencën e Villa Serena për të moshuarit në Predore në provincën e Bergamos, por pas një muaji në agoni për shkak të koronavirusit, ajo ndërroi jetën në moshën 55-vjeçare. Është një nga 129 mjekët që kanë vdekur gjatë luftës me pandeminë e koronavirusit.
Motra e saj Giusi ka treguar për mediat se e kishte parë për herë të fundit me datë 26 Shkurt.
“Lidia ishte si dielli. Ajo i bënte të gjithë njerëzit që takonte të ndiheshin më mirë, ishte e ëmbël me të gjithë. E takova për herë të fundit me 26 Shkurt.
Ajo ishte e shqetësuar se kishte pacientë me ethe dhe kollë. Unë u alarmova dhe i thashë të tërhiqet, mirëpo Lidia më tha se kapiteni nuk e braktis kurrë anijen.
Më pas ajo u ankua për dhimbjet e para në kocka dhe ethe. Mori disa dite pushim por më pas u kthye në punë dhe pse nuk ishte mirë. Shkoi në punë në orën 7 të mëngjesit dhe e mbylli në 20:30.
Pas kthimit në shtëpi gjendja e saj u përkeqësua, ethet u rritën dhe Lidia thirri ambulancën. Ajo së pari u intubua, pastaj iu nënshtrua dializës, luftoi për 20 ditë dhe fatkeqësisht vdiq”, ka treguar e motra e infermieres”, shprehet Giusi.