Kryeministri Edi Rama është treguar i drejtpërdrejt pas vendimit të presidentit maqedons për të mos mandatuar Zaev për formimin e qeverisë së re.
Kryeministri i Shqipërisë i është drejtuar kreut të shtetit fqinj me fjalët: “pa shqiptarët nuk ka Maqedoni”.
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!” shkruan Rama në Facebook.
Gjatë një konference shtypi në Shkup, Ivanov i ardhur në pushtet nga Partia e Nikola Gruevskit, deklaroi se pranimi i platformës shqiptare është vepër penale.