Një nga revistat më të mëdha të botës në botë, WWD, ka botuar sot një shkrim të gjatë për kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Me titullin “Stili i pazakontë i kryeministrit shqiptar, autori i shkrimi David Moin e nis shkrimin me gjestin e Ramës, që u shfaq në një samitin e Triestes me atlete Adidas.
Rama thotë se atletet e tij ishin lajmi kryesor.
“Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit.
Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi.
Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez,” thotë Rama.
Sipas revistës, 53-vjeçari nuk është një kryetar shteti i zakonshëm.
Për Ramën thuhet se është mjaft i interesuar për modën dhe se ka luajtur për kombëtaren e basketbollit deri në moshën 27-vjeçare.
“Ne nuk kemi luajtur shumë sepse ishim një vend i izoluar.
E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit”, thotë Rama.
“Kur u bëra ministër i Kulturës, duhet të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk përqendrohesha dot për gjërat që thoshin.
Ishin takime që zgjasnin me orë dhe unë gjatë gjithë kohës vizatoja mbi fletët e vendimeve.
Por ministri i Arsimit që ulej afër meje, më tregoi pas disa kohësh koleksionin e tij të artit.
Pashë mes tyre dhe një koleksion me punimet e mia.
U habita. Ishte e trishtë që i kishte marrë.
I thashë asistentes sime që ky tipi më ka vjedhë artin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, kemi me tonelata këtu.
Në mënyrë private, ajo i kishte ruajtur gjërat. I thashë që të vazhdonte t’i mblidhte”, vijon Rama.
Në fund të intervistës, Rama bën edhe një zbulim interesant.
Ai thotë se kur të tërhiqet nga politika, do të dizenjojë rroba:
“Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks.
Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv.
Por kush e di? Gjithçka mund të ndodhë”.
Në shkrimin e gjatë të “Women’s Wear Daily” Rama i ka dhuruar gazetarit David Moin edhe një kravatë të stiluar sipas vizatimeve të tija:
“Ende nuk e kam vendosur nëse do t’i komercializoj këto. Ndoshta në një jetë të tretë”.
Rama thotë se gjatë kohës që jetonte si artist i lirë në Francë nuk e imagjinonte veten në politikën zyrtare:
“Unë u bëra i famshëm për shkak të aktivizimit në politikë. Isha një lloj Michael Moore.
Çfarë mendoni për të? Ai nuk është politikan, por është shumë i lidhur me politikën.
Gjithmonë e kam menduar se një qytet i angazhuar në art apo që është figurë publikë e ka obligim të përfshihet”.
Një pjesë të madhe të shkrimit zënë edhe idetë e Ramës për të shtuar eksportet e veshjeve me traditë shqiptare dhe se si kompanitë e mëdha të modës përdorin krahun e lirë të punës në Shqipëri për markat e tyre.