Durrësi ka qenë më i dëmtuari nga tërmeti i rënë në orën 03:55.
Një pallat është shembur dhe disa persona kanë mbetur nën rrënoja.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama.
Sipas informacioneve paraprake në Durrës është shembur një shtesë e një pallati dhe një godinë dy katëshe. Ndërkohë në Thumanë janë rrëzuar disa banesa.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se 300 efektivë të Forcave të Armatosua po mbërrijnë në Durrës dhe Thumanë, aty ku po raportohet edhe për dëmet më të mëdha.