Kryeministri Edi Rama ka akuzuar drejtuesit e opozitës se “janë gënjeshtarë të pacipë dhe manipulatorë të paskrupull të njerëzve”, duke iu referuar protestave që zhvillohen kundër Qeverisë së tij.
Kryeministri tha në Kolonjë se opozita kërkon të marrë pushtetin me dhunë, pasi nuk mund të fitojë me vota sepse njerëzit nuk i besojnë.
“Nuk ndihemi mirë në këtë situatë sepse këto zgjedhje janë pak të çuditshme për faktin se janë zgjedhje pa kundërshtarët tanë kryesorë. Nuk është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë për faktin se presim hapjen e negociatave. Atyre ua ka fajin mendja e tyre, por çfarë borxhi u ka Shqipëria? Që pushteti në demokraci nuk merret me dhunë, kjo dihet. Që pushteti në demokraci nuk janë godinat, kjo dihet. Pushteti në demokraci buron nga vota e popullit dhe për sa kohë votën e popullit nuk e ke as pushtetin nuk mund ta kesh”, tha Rama.
Sipas Ramës, më 30 qershor do të bëhet ndarja nga politika e mbrapshtë që ka shoqëruar vendin për 30 vite.