Politika Mocioni kundër Metës, Presidenca: “Çunat e Shijakut” duan instalimin e “narko-Republikës”

Mocioni kundër Metës, Presidenca: “Çunat e Shijakut” duan instalimin e “narko-Republikës”

Këshilltari për Mediat i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar kundër mocionit të mazhorancës për Ilir Metën. Blushi thekson se Meta është zgjedhur president nga një Parlament plotësisht legjitim, ndryshe nga ky i sotmi, i dalë pas zgjedhjeve të vitit 2017-të.

Duke iu referuar edhe dosjes ‘339’, Tedi Blushi thotë se mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Shqipërisë.

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa”, deklaroi Blushi.

Të enjten e kësaj jave u miratua në Parlament me 100 vota një rezolutë kundër vendimit të Metës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.