Kryesore Edi Rama pritet nga Papa Françesku, shkëmbejnë dhurata simbolike

Edi Rama pritet nga Papa Françesku, shkëmbejnë dhurata simbolike

Kryeministri Edi Rama është mikpritur nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit.

Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali i vogël Zaho dhe disa ministra të kabinetit.

Ati i Shenjtë dhe kryeministri Rama kanë shkëmbyer disa dhurata simbolike për të shënuar këtë ditë të shenjtë të rivendosjes së marrëdhënieve.

Më herët Kryeministri ka vendosur dhe lule dhe qirinj në varrin e Shën Palit dhe Papa Klementit të XI i ashtuquajturi si Papa shqiptar e që këtë vit shënohet dhe 300-vjetori i lindjes së tij.

Ndërsa gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin, kryeministri vuri në dukje dy objektivat si ndërtimi i faltores së shenjtë të parë kushtuar Shën Terezës në Shqipëri dhe një angazhim i përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.