Shkarkimi i Kristian Panuccit nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pas ecurisë së dobët, ka bërë që drejtuesit e FSHF-së të mendojnë për zëvëndësuesin e tij. Emri më i përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve është ai i një tjetër italiani, Edi Reja, i cili ishte dhe i pranishëm në Shkodër ku ndoqi nga afër takimin Turqi-Shqipëri, si dhe pati një bisedë të gjatë me presidentin Duka pas përfundimit të ndeshjes.
Ish trajneri i skuadrës së Lazios, në një intervistë për për “Citaceleste”, ka deklaruar se nesër do të vendosë nëse do e marr ose jo drejtimin e Shqipërisë.
“Dje fola me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, kërkova 24 orë kohë që të vendosja. Gjithçka varet nga ajo që do të bëjë sonte përfaqësuesja kundër Andorrës, ishin fjalët e trajnerit 73-vjeçar.
Reja komentoi dhe lënien jashtë të porterit Thoma Strakosha për të cilin u shpreh: “Vonesat janë gjëra që ndodhin, unë e pashë si të tepruar dënimin”, përfundoi Reja.
Në takimin e sotmë Shqipëria do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.