Për të gjithë komplotuesit, besimtarët tek ekzistenca e UFO-ve dhe kundërshtarët e ndryshimeve klimaterike. Edward Snowden ka kërkuar në thellësitë e rrjeteve të inteligjencës amerikane dhe ka zbuluar se të gjitha teoritë konspirative nuk janë të vërteta.
Si një ish-punonjës i CIA dhe kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Snowden kishte mundësinë të hynte në disa nga sekretet më të mëdha të kombit amerikan dhe ashtu siç do mëndje kurioze, me akses në versionin Google të CIA, u fut në kërkime për disa nga pyetjet që e kanë munduar shoqërinë prej kohësh. Dhe nga ajo që zbuloi ishte se qeveria amerikane nuk është në dijeni të asnjë lloj jete apo inteligjence jashtëtokësore.
“Sa për dijeni, me aq sa mund të them, alienët asnjëherë nuk kanë kontaktuar me Tokën, ose të paktën nuk kanë kontaktuar me inteligjencën amerikane”, shkruan Snowden. ”Nëse keni ende dyshime, po njeriu ka zbarkuar në Hënë dhe ndryshimet klimaterike janë të vërteta, ndërsa për ata që dyshojnë tek gazrat kimike të lëshuara nga avionët, ju them se janë asgjë”.
Ish-pjesëtari i NSA mori pjesë në një episod të ri të “The Joe Rogan Experience” ku foli për këto çështje që kanë munduar njerëzit për një kohë të gjatë.
“E di Joe që dëshironi të them se kishte alienë”, i tha Snowden drejtuesit të emisionit. “Unë kisha akses në rrjetet e NSA, CIA, ushtrisë dhe të gjithë këtyre grupeve dhe nuk gjeta gjë dhe nëse i kanë fshehur, e kanë bërë në mënyrë më të përkryer edhe nga njerëzit që ishin brenda këtyre agjencive”, shtoi ai
Për të qenë të sinqertë, Snowden bëri publike një numër të madh programesh vëzhgimi që drejtoheshin nga qeveria amerikane dhe për momentin jeton në ekzil në Moskë. Kështu që nëse administrata e SHBA do të kishte sekrete rreth alienëve dhe UFO-ve në Zonën 51, është e sigurt që Edward do të ishte pikërisht njeriu që do ta zbulonte këtë gjë.
Pra pse janë njerëzit në internet të predispozuar të besojnë në teoritë e konspiracionit? Kësaj pyetje Snowden iu përgjigj në këtë mënyrë: “Të gjithë duan të besojnë se teoritë konspirative sepse ndihmon jetën të ketë kuptim. Na bënë të besojmë se dikush është në kontroll dhe merr vendime.”