Për të tretën ditë me radhë Franca ka regjistruar një numër të infektuarish të rinj që shkon mbi 1300.
Një fenomen që shtypi francez e ka shpjeguar me togfjalëshin “efekti pushime”.
Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 15 vatra të reja për një total që në të gjithë vendin bëhen tashmë 157.
Sipas autoriteteve franceze, 21% e vatrave të reja të infeksioneve me Covid-19 janë provokuar nga shpërnguljet e familjeve me pushime nga njeri vend në tjetrin.
Po ashtu vatra të tjera të reja janë provokuar edhe nga vërshimet në lokale dhe restorante sidomos në zonat turistike, por edhe ceremonitë martesore.
Franca e ka të detyrueshme përdorimin e maskës në ambiente publike, e jo vetëm kaq, por mediat franceze bënë të ditur se institucionet qeveritare janë duke studiuar mundësinë që maska të përdoret me detyrim edhe në ambiente të hapura.