Pezullohet përkohësisht nga detyra Blerta Dervishi, nëna e dy djemve e cila dje së bashku me familjarët e tjetër ishin në betejë me përmbaruesit por dhe efektivët e policisë për të mos lejuar marrjen e shtëpisë.
Blerta punon në patrullën e posaçme të Shqiponjave në policinë e shtetit dhe dje eprori i saj e ka marrë në telefon për të njoftuar pezullimin e përkohshëm.
Por Blerta thotë se dje ajo ishte thjesht një qytetarë që po mbronte pronën e vet dhe fëmijët e mi.
Blerta Dervishi: “Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër”.