Egnatia e Rrogozhinës do të luajë një ndeshje miqësore me Interin më 13 gusht. Një miqësore ëndrrash, që deri dje ishte e paimagjinueshme për këtë klub të vogël, por që së fundi po surprizon në elitë, madje duke shkuar për herë të parë në histori edhe në Europë.
Ndeshja do të luhet në Itali dhe është konfirmuar nga drejtuesit e Egnatias, që sapo ka mbyllur aventurën europiane me atë eliminim dramatik me penallti në ‘Elbasan Arena’ nga armenët e Ararat.
Egnatia ka pasur një rritje të jashtëzakonshme sezonin e fundit sa i takon skuadrës, por edhe në nivel organizativ dhe infrastrukturor. Tashmë ia lejon vetes të luajë edhe një ndeshje miqësore luksi me Interin e Kristjan Asllanit.