Bota Ekonomia në gjunjë, Italia kërkon masa të koordinuara europiane

Ekonomia në gjunjë, Italia kërkon masa të koordinuara europiane

Qeveria italiane është zotuar të rrisë shpenzimet, në atë që e ka cilësuar si terapi masive shoku, për reduktimin e ndikimit të epidemisë së koronavirusit në ekonomi. Mbi 16 milionë persona në Lombardi dhe 14 provinca të tjera mund të udhëton e vetëm me leje të posaçme, pas rregullave të reja të njoftuara nga qeveria.

Të hënën, kryeministri Giuseppe Conte tha se qeveria do të injektojë më shumë para për të minimizuar impaktin. Ai tha gjithashtu se Italia do ta tejkalonte këtë situatë të vështirë nëse qytetarët do të ndjekin rregullat. Sakrificat e kërkuar sipas tij, ishin në të mirë të të gjithëve.

Ndërkaq, ministri i ekonomisë Roberto Gualtieri deklaroi se qeveria nuk do të kursejë përpjekjet për të siguruar dakordësimin me BE lidhur me një paketë masash të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

Mëngjesin e së hënës, indeksi i Milanos në këmbimet elektronike u hap më një rënie prej 8%. Thirrjes së Italisë iu përgjigj i pari ministri francez i ekonomisë i cili tha se Europës i nevojitet një plan masiv për stimulimin e ekonomisë. “Europa duhet të tregojë efikasitetin e saj politik. Unë pres një reagim të fortë dhe të koordinuar nga Europa, për të shmangur rrezikun e një krize ekonomike pas epidemisë”, tha Bruno Le Marie.

Sipas tij, ministrat e financave të eurozonës duhet të vendosin pa humbur kohë, një sërë masash fiskale dhe buxhetore që do të mundësojnë ripërtëritjen e makinerisë ekonomike. Pas Italisë, Francës është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në Europa me mbi 1120 raste të konfirmuara dhe 19 viktima.