Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë, ku theksohet pozicionimi i qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.
Vendi ynë renditet sërish me vlerësimin “B1” , pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.
Moody’s ka njohur efektet e pandemisë në ekonomi dhe ndikimin negativ në parametrat fiskalë, por thekson se vendi ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal dhe ka marr masa ligjore me parashikimet në Ligjin Organik të Buxhetit, për disiplinimin e deficitit në vitet zgjedhore.
Në vlerësimin e saj të fundit, Agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%.