Kuriozitete Eksperimenti në Toskana: Nëse u vendos muzikën e Mozartit vreshtave, vera bëhet...

Eksperimenti në Toskana: Nëse u vendos muzikën e Mozartit vreshtave, vera bëhet më e mirë?!

Altoparlantë përgjatë vijave të vreshtit. Dhe Mozarti që luhet me zë të lartë. Kjo është pak a shumë ajo që ndodh në disa kodra të Montalcinos në Toscana të Italisë, pasi pronari i vreshtit (emrin nuk i thuhet për efekt publiciteti) ka zbuluar se duke dëgjuar Mozartin, rrushi rritet më shpejt dhe kokrrat janë më të fryra.

Që muzika e Mozartit ka impakt të njohur te njerëzit (i bën më inteligjentë, ndihmon në provime etj) thuhet prej kohësh (kushedi nëse është e vërtetë). Ama askush nuk e kishte menduar se do të kishte impakt edhe te bimët. Në fakt, këta kultivues e dijnë prej së paku 10 vitesh këtë.

E gjitha filloi nga një eksperiment: në disa seksione të vreshtit u vendos muzika e Mozartit me disa altoparlantë. Dhe u zbuluar se hardhitë që ishin më parë altoparlantëve rriteshin në drejtimin e tyre dhe mbi të gjitha prodhonin kokrra më të mëdha dhe më të ëmbla.

Që nga ai moment muzika nuk hiqet më. “Bimët duken më të mbushura” shtojnë ata. Kjo mund të duket (e mbase është) një magji; domethënë një fenomen mes vetëmashtrimit e gjetjes së marketingut. Por mesa duket ka edhe një bazë shkencore: bimët nuk janë në gjendje që të çmojnë muzikën klasike por sipas disa studiuesve, vlerësojnë valët zanore. Kjo mund t’i bëjë që të rriten në drejtim të burimit nga vijnë tingujt (për t’u kuptuar, muzika hard-rock nuk do të funksiononte).

Po cilësia e kokrrës? Rrumbullakësia e bimës? Për këtë nuk gjenden shpjegime bindëse. Gjithnjë sipas studiuesve, ama muzika e Mozartit ka meritën e mbajtjes larg të insekteve dhe të zogjve. Kjo ndikon dhe ndihmon në rritjen e bimës, që nuk preket nga parazitët, edhe pa ndërhyrjet e pesticideve.

Kushedi më pas nëse edhe vera është e mirë!