Kuvendi miraton me shumicë votash marrëveshjen mes Shqipërisë dhe SHBA-së për ekstradimin mes vendeve
87 vite pas traktatit të parë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë një tjetër marrëveshje për ekstradimin mes vendeve. Ky projektligj, i cilësuar me rëndësi historike nga pala shqiptare synon të përcaktojë kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët.
“Nëpërmjet këtij traktati krijohet kuadri i rregullator për ekstradimin, duke përditësuar kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, duke përfshirë edhe veprat penale më të reja, si ato me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, në fushën informatike dhe çdo vepër që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik”, është shprehur Gjonaj.
Propozimi i këtij traktati është bërë nga pala amerikane synon krijimin e një kuadri të ri rregullativ, në lidhje me aplikimin e ekstradimit ndaj shtetasve të shteteve nënshkruese të traktatit. Marrëveshja përfshin ekstradimin në rastet e ndjekjes penale, vënien në ekzekutim të vendimit të gjykatave si dhe vuajtjen e një dënimi për një vepër penale të ekstradueshme. Kjo marrëveshje mori 93 vota pro të deputetëve në Kuvend dhe asnjë kundër.