Kryesore Kush është avokati francez i Berishës që do mbrojë akuzën kundër SHBA

Kush është avokati francez i Berishës që do mbrojë akuzën kundër SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se ai ka marrë një avokat francez, Jean-Yves Le Borgne, për të paditur në rrugë gjyqësore në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për veprimin e tij për shpalljen non grata.

“Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral siç është Franca që të ngrejë një padi direkte ndaj Blinken për shpifje. Z. Blinken mundet ndoshta të pretendojë imunitet, por sot ky koncept vlerësohet nga Gjykata në mënyrë relative, çka do të thotë se është ai mbrojtur kur ai kryen akte normale të pozitës së tij dje jo kur prek dinjitetin e një personi privat”, tha Berisha.

Po kush është avokati francez i Berishës?

Jean-Yves Le Borgne, 71 vjeç kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës.

I cilësuar si një nga penalistët më të mirë të vendit, 70-vjeçari Le Borgne, që lind si filozof, i drejtohet jurisprudencës vetëm në vitet ‘70, dhe më së shumti në rolin e pedagogut.

Vetëm në vitet ‘90 emri i tij fillon të njihet gjerësisht si avokat i çështjeve tregtare, pasi kishte dështuar në politikë si kreu i një partie të vogël, atë të Unionit të Qendrës Republikane (l’Union centriste républicaine), edhe pse e cilëson vetën si një golist i majtë.

Të shumtë janë klientët e tij të njohur, edhe ndërkombëtarisht. Nga ish-kryebashkiaku i Parisit Jean Tiberi, tek personazhe të botës së showbizit, dhe deri tek sipërmarrësi Carlos Ghosn, arkitekt i aleancës mes prodhuesve të makinave Renault dhe Nissan, i shkarkuar nga posti i presidentit të grupit pas arrestimit në 2018 për abuzime financiare.

Ende nuk dihet se si ai do të mbrojë çështjen e një qytetari shqiptar që akuzon anëtarin e një kabineti qeveritar amerikan, në një shtet të tretë si Franca.