Për shkak të një sërë mospërputhjesh në letrat e aplikimit, nga firmat jo të njëjta, tek ndryshimi i dokumenteve si dhe tarifa të papaguara, Ekuadori vendosi të tërheqë nënshtetësinë e Julian Assange.
Të hënën, autoritetet gjyqësore kanë njoftuar australianin mbi pavlefshmërinë e natyralizimit të tij në përgjigje të një letre nisur nga Ministria e Jashtme e vendit.
Carlos Poveda, avokati i Assange, tha për Associated Press se vendimi ishte marrë pa një proces të mirëfilltë dhe se klientit të tij nuk ishte lejuar të paraqitej në këtë çështje, për të cilën ai tha se do e apelojë.
“Më shumë se rëndësia e kombësisë, çështja qëndron për respektimin e të drejtave dhe ndjekjen e procedurave përkatëse në tërheqjen e kombësisë”.
Assange mori nënshtetësinë ekuadoriane në janar 2018, pjesë e një përpjekjeje të dështuar të ish-presidenti Lenin Morena për ta bërë atë diplomat në mënyrë që ta nxirrte nga ambasada në Londër.
Ka qenë gjykata administrative e cila ka revokuar vendimin.
50-vjeçari ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Londër që prej arrestimit në prill të vitit 2019 pasi kishte shkelur afatet e lirimit me kusht 7 vite më parë gjatë një tjetër beteje ligjore.
Assange qëndroi i mbyllur për 7 vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, nga e cila ia mbathi në 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi ku do të përballej me akuza për përdhunim dhe sulm seksual.
Prokurorët amerikanë kanë ngritur 17 akuza spiunazhi kundër Assange pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike në Wikileaks.
Nëse ai do të dënohej, rrezikon 175 vite burg.