Extra Jennifer Lopez mendon se tatuazhi gjigant i Ben Affleck është “i tmerrshëm”

Jennifer Lopez mendon se tatuazhi gjigant i Ben Affleck është “i tmerrshëm”

Të gjithë biem dakord se Ben Affleck është simpatik dhe aktor i mirë, por jo të gjithë mund të biem dakord  për tatuazhin e tij: një feniks gjigant me ngjyra si e kuqe, blu dhe portokalli, që i mbulon gjithë shpinën.

As e dashura aktuale, Jennifer Lopez, nuk është ndonjë fanse e madhe e këtij tatuazhi. E dimë këtë nga një intervistë e 2016-ës, që është rikthyer në vëmendje kohët e fundit. Tani që “Bennifer” është prap në vëmendje, video të vjetra janë ripublikuar. Në intervistën me Andy Cohen, Lopez thotë për tatuazhin:

“Është i tmerrshëm. Desha t’i thoja: ‘Si?! Çfarë po bën?’. Ka kaq shumë ngjyra. Tatuazhet e tij kanë gjithmonë ngjyra!”

Ku i dihet? Ndoshta J. Lo edhe e bind aktorin për ta hequr. Në një tjetër intervistë të 2014-ës, ajo tregon se e ka ndihmuar shpesh Affleck për t’u veshur gjatë eventeve të ndryshme duke i sugjeruar ç’të veshë, si t’i mbajë flokët etj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ben me Jennifer.

Pavarësisht mospërputhjes në preferencat për tatuazhe, duket se asgjë nuk e pengon çiftin. Kohët e fundit ata u panë në një jaht dhe fotot e dyshes dukeshin si një rikrijim i skenave të famshme nga “Jenny From the Block”.