Aktualitet Ekzekutohet një 35-vjeçar në Shkodër

Ekzekutohet një 35-vjeçar në Shkodër

Një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë gjatë pasdites së sotme, pasi në drejtim dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri ndërsa po lëvizte me makinë.

Shtetasi F.P., është dërguar rreth orës 16:30 në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk i ka mbijetuar plagëve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë, ku po kryhen edhe hetimet paraprake për sqarimin e rrethanave të vrasjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.